Aleanca për Shqiptarët për arrestimin e ish ushtarit të UÇK-së: Mos i fryni zjarrit

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka reaguar pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina.

Në një reagim për media, kjo parti thotë se “qeveria e RMV-së bashkë me ministrin e MPB-së Oliver Spasovski dhe Agim Nuhiu vazhdojnë të punojnë dhe të respektojnë direktivat e Beogradit”.

“Aleanca për Shqiptarët ndjehet tepër e indinjuar dhe e ofenduar kur mësojmë se policia e RMV ka arrestuar luftëtarin e lirisë Tomor Morina, shtetas i Republikës së Kosovës. Nuk trasohet rruga për në NATO dhe BE duke respektuar paditë e ngritura nga vet gjakpirësi Sllobodan Millosheviq”, thuhet në reagimin e Aleancës.

Aleanca për Shqiptarët përmes këtij reagimi “porositë Qeverinë e RMV-së, se bashkëjetesa dhe mirëqenia qytetare nuk arrihet me provokime, arrestime dhe montime”.

“Kështu kanë vepruar të parët e juaj dhe e sollën konfliktin e vitit 2001. Mos i fryni zjarrit. Aleanca për Shqiptarët kërkon që menjëherë dhe pa asnjë kusht të lirohet luftëtari i lirisë Tomor Morina”, thuhet në fund të reagimit.

Na ndiqni
error