Ata që hanë ushqim djegës çdo ditë rrezikohen nga dementia

shumë njerëz, një vakt nuk është i kompletuar pa një salcë djegëse ose një ushqim djegës.

Por studimi i ri mund t’ju bëjë që të mendoni edhe njëherë për shtimin e ushqimeve djegëse në vaktin tuaj.

Studiuesit nga Universiteti i Australisë Jugore dhe Universiteti i Katarit kanë gjetur se njerëzit të cilët hanë ushqim djegës çdo ditë janë të në një rrezik të lartë nga zhvillimi i dementisë, shkruan “Mirror” britanik, transmeton Koha.net.

Në studim, studiuesit kanë hulumtuar 4.582 pjesëmarrës me moshë mbi 55-vjeç, për 15 vjet me radhë, duke përcjell dietën dhe memorien e tyre.

Rezultatet zbuluan se pjesëmarrësit që kanë ngrënë më shumë se 50 gramë ushqim djegës në ditë rrezikoheshin pothuajse dyfish nga rënia e kujtesës dhe njohja e dobët.

Gjithashtu, rezultatet zbuluan se kjo rënie e kujtesës ishte edhe më e rëndësishme nëse dashamirësit e ushqimit djegës ishin të hollë/të dobët.

“Konsumimi i ushqimit djegës konsiderohej si një gjë e mirë për peshën e trupit dhe shtypjes së gjakut në studimet e mëparshme. Megjithatë, në këtë studim, ne kemi gjetur efekte negative në njohje mes të rriturve më të moshuar”, ka thënë Dr. Zumin Shi, e cila udhëhoqi këtë studim.

Një analizë e dietës së pjesëmarrësve zbuloi se specat e freskëta dhe të thata kanë pasur një ndikim në kujtesë, por jo ato të ëmbla ose piperi i zi.

“Speci djegës, ‘chili’, është një ushqim më i përdorur në botë dhe veçanërisht i popullarizuar në Azi krahasuar me vendet evropiane”, sqaroi Dr. Ming Li, bashkautor i këtij studimi, përcjell Koha.net. “Në regjione të caktuara të Kinës, të tilla si Sichuan dhe Hunan, pothuajse një në tre të rritur konsumojnë ushqim djegës çdo ditë”, shtoi Li.

Ndërsa studimet e mëparshme kanë treguar se ushqimi djegës përshpejton metabolizmin dhe humbjen e yndyrës, kjo është hera e parë ky lloj ushqimi është lidhur me funksionin e njohjes.

Megjithatë, arsyeja për këtë lidhje mbetet e paqartë dhe nevojiten studime të tjera për të shpjeguar lidhjen mes ushqimit djegës dhe zhvillimit të dementisë.

Na ndiqni
error