Preshevë: Kapet taksisti maqedonas me mbi 400 pako cigare të fshehura në motorin e makinës “Volkswagen Touran”

Zyrtarët e Doganës të Serbisë në vendkalimin kufitar Preshevë kanë konfiskuar 400 pako cigare, të në pjesën e përparme të automjetit në makinën “Volkswagen Touran” me targa të Maqedonisë së Veriut.

Administrata doganore tha se kontrabanda ishte penguar nga një taksist maqedonas, i cili u tha oficerëve të doganave se ai nuk kishte asgjë për të deklaruar në hyrje të vendit.

Por megjithate, automjeti i’u nënshtrua një kontrolli të detajizuar, sepse nuk kishte asnjë udhëtarë në veturë.

Vozitësi dukej i mërzitur vetëm kur oficeri i doganës u drejtua për kapakun e makinës, duke kërkuar të heqë atë, për të inspektuar hapësirën rreth motorrit, dhe se shpejt u bë e qartë se pse, sepse plastika mbrojtëse nën pjesën e përparme ishte e mbuluar plotësisht me kuti të cigareve “Ashim” me pulla të akcizës maqedonase.

I dyshuari është ndaluar dhe pritet t’i shqiptohen masat ndëshkuese.

Na ndiqni
error