Bëhuni gati për një tjetër valë të nxehti afrikan

Nuk zgjati shumë frymëmarrja që i dhanë këto ditë të freskëta Europës së munduar nga vala e pazakontë e të nxehtit të qershorit. Termometri do të ngrihet sërish në kontinentin e vjetër, përfshirë edhe Ballkanin, ku temperaturat e larta do të rikthehen, ashtu si dhe në pjesën tjetër të Europës.

Më e rrezikuar duket se është sërish Franca, që po shkon drejt një vale të dytë përvëlimi. Afshi i nxehtë do të nisë të ndihet atje që nga fundjava dhe deri të paktën, shumica e vendit pritet të përfshihet nga temperature që kapërcejnë 35 gradët celsius.

Nga sa paralajmëron “MeteoFrance”, e mërkura dhe enjtja e javës së ardhshme do të shënojnë pikun e vapës në këtë vend, me termometrin që pritet të tregojë 39 deri në 40 gradë Celsius.

Franca megjithatë nuk do të jetë e vetmja që do të bëjë llogaritë me të nxehtin përvëlues: javën e ardhshme, me një vapë mbytëse pritet të përballen edhe Gjermania, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Holanda, Spanja e Portugalia.

Na ndiqni
error