Trump ‘ndërron mendje’,lejon kompanitë amerikane të bëjnë biznes me Huawei

Pak kohë më parë Presidenti Donald Trump vendosi sanksione për gjigandin kinez të teknologjisë, Huawei, por tashmë është shprehur se kompanitë amerikane mund të bëjnë biznes dhe të vazhdojnë tregtinë me Huawei.

Trump e mori këtë vendim pas bisedimeve që zhvilloi me Presidentin kinez Xi Jinping në samitin e G20 në Japoni, me të cilin ra dakord për armëpushim tregtar. Muajin e kaluar, Departamenti amerikan i Tregtisë e vendosi Huawein në listën e zezë, në mënyrë që kompanitë amerikane të mos bënin biznes me gjigandin kinez të teknologjisë.

Por duket se deklarata e Presidentit Trump, i cili do të lejojë sërish marrëveshjet e biznesit me Huawei, duket se është në kundërshtim me vendimin e Departamentit të Tregtisë, që nuk pranoi të komentonte nëse Huawei do të hiqet zyrtarisht nga lista e zezë.

Na ndiqni
error