Maqedoni e Veriut/ Formatimi i kabinetit qeveritar, Zaev dorëzon në Kuvend propozimet e tij

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet të dorëzojë sot në Kuvend propozimin për emërimin e 8 ministrave të rinj. Burime nga qeveria nuk kanë bërë ende të ditur nëse në mesin e titullarëve bëjnë pjesë edhe zëvendësministra, por kanë siguruar se me t’u miratuar propozimet e kreut të qeverisë nga organi ligjvënës, opinioni publik do të njihet me emrat e rinj që do t’i bashkohen kabinetit.

Zaev ka njftuar gjithashtu edhe për emërimin e 20 drejtorëve të rinj, por deri më tani nuk ka asnjë emër zyrtar, krahas spekulimeve në raportimet e mediave. Megjithatë, mësohet se do ministri i Ekologjisë, Sadulla Duraku, do të emërohet në ministrinë e re për Sistem Politik, duke u zëvendësuar nga Naser Nuredini i BDI-së. Ndërsa, nga radhët e LSDM-së, pritet të përzgjidhet një ministër i ri i Bujqësisë.

Ndërkaq, në fillim të javës së ardhshme, është parashikaur të votohet kabineti i ri qeveritar