Shqiprim Arifi vizitë në Maqedoninë V. për hapjen e kufirit Miratocë-Llojan

Kryetari i komunës Preshevës Shqiprim Arifi, sot ishte në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe realizoi takime me deputetin, njëkohësisht nënkryetarin e LSDM-së z. Muhamed Zekirin, kryetarin e BDI-së z. Ali Ahmetin dhe zëvendës kryeministrin e parë z. Bujar Osmanin

Gjatë këtyre takimeve Arifi dhe përfaqësuesit politik shqiptar të Maqedonisë së Veriut diskutuan mbi gjendjen aktuale të përgjithshme në Republikën së Maqedonisë së Veriut dhe proceset që kaluan vitet e fundit.

Gjithashtu, në këto takime u diskutua për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan, nevojat për ndërhyrjen teknike në këtë pjesë dhe shumë shpejt të hapet ky kufi i mbyllur kohë më parë.

Na ndiqni
error