Jeremiç e quan huligan Vuçiqin: Fton opozitën për përleshje

Lideri i Partisë Popullore, Vuk Jeremiç ka deklaruar se presidenti i Serbisë dhe SNS-s, Aleksandar Vuçiq është “huligan apo njeri i suspenduar nga vetëdija”, sepse liderët opozitar i fton në përleshje në vend të dialogut dhe shkëmbimit të mendimeve”, shkruan “Beta”.

“Vuçiq nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie që do të thotë se kur presidenti i shtetit me dominimin e tillë media dërgon porosi në shoqëri se përleshja (rrahja) diçka normale dhe e lejuar. Andaj nuk duhet të na habis kur tre studentë në Novi Sad të rrahën keq për shkak të kritikës ndaj regjimit sepse ata që shkaktuan rrahjen ishin inspiruar nga presidenti”, tha Jeremiç.

Ai ka thënë këtë me rastin e deklaratës së Vuçiqit se do shkoj në burg nëse humb kontestin në të cilin lideri i partisë Popullore Jeremiç e ka akuzuar për fyerje dhe lëndim imazhi sepse nuk ka 50 milionë të paguaj ka thënë Vuçiq, duke e cilësuar “amator të vërtetë” sepse “secili që ka kaluar afër fakultetit” e di se dëmshpërblimi në kontestin gjyqësor qytetar nuk përcakton shkuarjen në burg.

“Është e turpshme s nuk njeh të drejtën që e ka studiuar plotë 6 vjet, dy vite më shumë se që nevojitet për diplomim. Ai nuk di asgjë ndërsa udhëheq me të gjithë, prandaj jetojmë në këtë situatë. Unë sigurisht do fitoj gjyqin me Vuçiqin sepse ai nuk ka asnjë fakt se jam shef i bandës ndërkombëtare të hajnave si më ka quajtur, por varet sa gjyqësia mund të zhargit atë proces”, ka thënë Jeremiç.

Ai tha se kishte kërkuar 50 milionë për lëndim të nderit sepse e di se atë shumë posedon ai.

“I propozoj që kur humb procesin të gjithë verën nga podrumi i tij në Jajince ta shes edhe ta dhuroj për bamirësi, sigurisht do të tuboi më shumë se aq”, ka thënë Jeremiç.

Lideri i Partisë Popullore tha se Vuçiq nuk guxon të shpall zgjedhjet sepse e di bojkotimin nga opozita dhe pas tyre nuk do ketë legjitimitetin në sy të bashkësisë ndërkombëtare që ndaj pushtetit dhe regjimit jo legjitim ka sjellje ndryshe.

“Kjo e frikëson përndryshe do shpallte zgjedhjet. Janë botuar raportet e organizatave të ndryshme dhe nuk ka kthim prapa dhe është sinjal çka do ndodhë. Vuçiq në fund viteve 90-ta ka shikuar si Millosheviq në sytë e bashkësisë ndërkombëtare nga paqësori u ba kriminel. Tash i vjen era kështu andaj është i frikësuar dhe nervoz”, tha Jeremiç.

“Ne kemi marr qëndrim të prerë për bojkotim të institucioneve edhe zgjedhjeve në kushtet ekzistuese. Vuçiq do tentoj të luaj me kohën dhe në momentin e fundit ndoshta 40 ditë para zgjedhjeve zë bëjë lëshime ndaj medieve që të ketë efekt kjo tek votuesit”, tha ai.

Jeremiç mendon se më e mira do ishte që presidenti i Serbisë dhe SNS të ulet në dialog me opozitën, por gjendja mentale këtë nuk ja lejon, sepse Vuçiq secilën marrëveshje e përjeton si humbje personale.

Na ndiqni
error