“Urdhri i Lirisë” ndahet edhe për ish gjeneralin e Clark

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë dekoratën “Urdhri i Lirisë” për ish komandantin e NATO-së 20 vjet më parë, Wesley Clark, pasi këtë e ka bërë edhe me ish Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton dhe ish Sekretaren e Shtetit të Amerikës, Madeleine Albright.

“Dëshiroj ta falënderoj gjeneralin Clark për ardhjen e tij në Kosovë – në shtëpinë e tij, në mesin e njerëzve që e duan dhe respektojnë”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

“20 vjet pas çlirimit, është i veçantë edhe për ne edhe për të, pasi ka ndodhur me kontributin e jashtëzakonshëm të tij”,

“Kishim kënaqësi që edhe dje edhe sot kemi zhvilluar biseda me Presidentin Clinton dhe Sekretaren Albright dhe në çdo bisedë kemi vlerësuar lart lidershipin e guximshëm dhe vendimtar tuajin, që diktatori Millosheviq të largohej dhe populli i Kosovës ta fitonte lirinë”.

Na ndiqni
error