“Artan Selimi me iniciativ te re politike ne Lugine, kundershtar i hapur i Ministrit  te Jashtem Shqiptar Gent Cakaj”

Artan Selimi, qytetar i Presheves i cili per shume vite jeton e vepron ne Tirane, keto dite ka derguar ftesa qytetareve e aktivisteve te ndryshem te Presheves, per takimin e dates 17 Qeshor dite e hene, nga ora 18:00 ne amfiteatrin e televizionit siç thuhet ne ftese, per nismen rreth themelimit te nje strukture te re politike ne Presheve.
Sipas fteses ideator te ketij “projekti” eshte Artan Selimi e Baki Rexhepi.
Artan Selimi ndryshe njihet edhe si nje nder kundershtaret e ashper te qeverise Rama ne Tirane, njeherit edhe perhapes i shpifjeve kundrejt Ministrit te Puneve te Jashtme z.Gent Cakaj.
Se cili eshte ky “projekt” do te shohim ne ditet ne vijim, por theksojme se ishte Ministri Cakaj, ai qe para pak ditesh finalizoj vendimin per financimin e pervitshem te Keshillit Kombetar Shqiptar, si mjete vjetore nga buxheti Republikes se Shqiperise, vendim ky qe u mireprit nga te gjithe shqiptaret e Lugines se Presheves.
Derisa Shqiperia eshte ne krize te thelle politike, e kur nga te gjitha palet Shqiperi e Kosove, kerkohet me shume unitet ne spektrin politike te Lugines, Artan Selimi rrymat qe po destabilizojne Shqiperine, pretendon ti sjell edhe ne komunen e Presheves.

Na ndiqni
error