Vesna Peshiq: Me Marrëveshjen e Kumanovës Serbia e ka humbur Kosovën

I gjithë tregimi aktual për njëzetvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës nuk është gjë tjetër pos çapitje e mërzitshme që e mban Serbinë në një pozitë të mjerë dhe varfanjake, nga e cila shteti ynë nuk mund të lëvizë, ka thënë sociologia, ish-politikania serbe, Vesna Peshiq, ndërsa komenton reagimet në lidhje me dy dekadat nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, me të cilën iu dha fund bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavinë e mbetur pas zhbërjes së saj – Serbia aktuale e Mali i Zi, transmeton Koha.net shkrimin e “Danasit” të Beogradit.

Ajo ka komentuar edhe dokumentarët e shfaqur kohë më parë në RTV të Serbisë, kushtuar luftëra në Koshare e Pashtrik, me vlerësimin se bëhet fjalë për dëshirën që të festohen disa beteja. Ajo ka shtruar pyetjen pse nuk xhirohet film për ata që vranë 7.000 civilë shqiptarë dhe pse ata askush nuk i zë në gojë.

“Bëhet fjalë për epopetë nacionaliste-radikale. E gjitha është efemere dhe nuk ka kurrfarë rëndësie. Ajo ishte një betejë në Koshare, ndërsa ata kanë luftuar kryesisht kundër civilëve shqiptarë”, ka thënë Peshiq.

Ajo konsideron se Serbia duke nënshkruar Marrëveshjen e Kumanovës e ka humbur Kosovën dhe se ky tregim ka kohë që është kryer.

“Kemi bërë luftë të cilën e kemi humbur, e pastaj kemi nënshkruar dokumentin për tërheqjen e ushtrisë e të policisë nga ai territor, se ato nuk do të kthehen atje kurrë më. Në këtë mënmyrë ne kemi humbur sovranitetin ndaj Kosovës”, është shprehur ajo.

Vesna Peshiq, siç e citon gazeta “Danas”, konsideron se Rezoluta 1244 në fakt ishte përpunim i propozimeve të refuzuara në negociatat e Rambujesë, për shkak të cilave Republika Federative e Jugosllavisë u bombardua më 1999. Sipas pikëpamjeve të saj, të gjitha ato që janë shkruar para njëzet vjetësh në atë rezolutë tani po ndodhin në Kosovë, transmeton Koha.net.

Rezolutën 1244 nuk ka asgjë të veçantë në të cilën do të mund të thirreshim, meqë ai dokument është goxha “i laracuar”; në të ka pjesë që duken sikur na konvenojnë, por në anën tjetër ka gjëra që nuk na shkojnë në favor”, ka thënë Peshiq.

Siç është shprehur ajo, plani për ripërcaktimin eventual të kufirit ndërmjet Beogradit e Prishtinës ka dështuar për shkak të Bosnjës e Hercegovinës, e cila, sipas saj, është “çelçsi i Ballkanit”. Sipas saj serbët në Bosnjë, por të prekeshin kufijtë me Kosovën, në atë moment do t’ia mësynin “vendosjes së kufijve” të Republika Srpska-s.

Na ndiqni
error