Angelina Jolie viziton refugjatët në kufirin Kolumbi-Venezuelë

Ambasadorja e OKB-së, Angelina Jolie vizitoi një kamp refugjatësh në kufirin Kolumbi-Venezuelë.

Aktorja shkoi atje për të mësuar më shumë rreth kushteve me të cilat emigrantët përballen si edhe për të rritur ndërgjegjësimin për nevojat e tyre.

Ylli i Hollywoodit u takua me punonjësit e ndihmave, venezuelasit dhe vizitoi një kamp të ndërtuar nga UNHCR-ja për emigrantët e pambrojtur.

Jolie vlerësoi Kolumbinë për pranimin e më shumë se 1.3 milionë emigrantëve venezuelas dhe u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve të zhvilluara të bëjnë më shumë për të ndihmuar refugjatët në mbarë botën./

Na ndiqni
error