Jim Belushi: ‘Jam biri i një emigranti shqiptar, i dua rrënjët e mia’

Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, Jim Belushi, nuk e ka harruar asnjëherë origjinën e tij shqiptare, madje e ka treguar atë me krenari.
Jim është djali i një emigranti shqiptar dhe është rritur në Çikago.

Së fundmi ai ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram”, ku ka kujtuar me nostalgji kohën kur ka qenë në Shqipëri, në vitin 2007.

“Duke u rritur në Çikago si i biri i një emigranti shqiptar është interesante të kthehesh prapa dhe të kuptosh se sa shumë më ka formuar, shkruan Panorama Plus.

Duke u kthyer pas në vitin 2007, isha shumë me fat që isha i ftuari i veçantë i Kishës Ortodokse Shqiptare. I dua rrënjët e mia”, shkroi 64-vjeçari, bashkëngjitur me disa fotografi kur ndodhej në Shqipëri

Na ndiqni
error