Pushtohen “billboard”-et e New Yorkut me këngën e re të Bebe Rexhës

Grupi The Chainsmokers dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Call you mine” mbanë emrin bashkëpunimi i tyre e cila është publikuar edhe me klip veçse nuk është e çasshme në vendin tonë, njofton Klan Kosova.

Që në orët e para të publikimit, kënga ka arritur të ketë vërtet sukses dhe ë shpërndahet gjithandej në rrjetet sociale dhe platformat muzikore.

Një hapësirë e veçantë asaj i është dedikuar edhe në një prej ‘billboard’-eve të sheshit “Times Square” në New York.

Ka qenë vet artistja shqiptare ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një pamje të ‘billboard’-it ku promovohet kënga e saj e re. Ky reklamim i është mundësuar nga platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

Na ndiqni
error