Afër 2 milionë euro: Ilaçi më i shtrenjtë në botë është për këtë sëmundje të fëmijëve

Organizata amerikane e shendetësisë ka miratuar rregulloren që lejon shitjen dhe përdorimin e ilaçit të quajtur Zolgesma, i cili ndihmon fëmijët për një sëmundje të rallë që shkatërron kontrollin e muskujve tek fëmijët e vegjël, trasnmeton Gazeta Metro.


ëmijët e prekur nga kjo sëmundje vdesin brenda disa muajsh. Trajtimi kushton 1,899,431 milionë euro. Kostot jashtë xhepit për pacientët do të ndryshojnë në varësi të siguracionit.

Ilaçi, është shitur nga një suedez, Novartis dhe është një terapi gjenesh që trajton një gjendje të trashëguar të atrofisë muskulore.

Trajtimi synon një gjen defektoz i cili dobëson muskujt e fëmijëve aq shumë sa ata nuk janë më në gjëndje të lëvizin deri në pamundësi për tu gëlltitur dhe marrë frymë. Kjo sëmundje godet çdo vit 400 fëmijë në Amerikë.

Administrata e ilaçeve dhe e shëndetit miratoi  trajtimin me ilaçin  Zolgesma, për fëmijë nën moshën 2 vjeçeve, të cilët përmes testit gjenetik u konfirmohet se kanë një nga tre tipet e kësaj sëmundjeje. Terapia merret përmes serumit për një orë.

Novartis thotë se lejon përdoruesit e ilaçit që të bëjnë pagesën brenda 5 vitesh, 425 mijë dollarë në vit, dhe nëse nuk funksionon terapia atëherë kthehen të gjitha paratë./

Na ndiqni
error