Haradinaj-Vuçiqit: Reflekto, është koha të prezantosh vlera evropiane

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq i cili sot tha se, pas samitit të Parisit, do të fillojnë me masa të fuqishme e të ashpra kundër Kosovës.

Haradinaj i ka thënë Vuçiqit, përmes një postimi në facebook, se është koha të prezantojë vlera evropiane pasi Kosova, është shtet edhe i serbëve të Kosovës.

“Reflekto Z. Vuçiç! Është koha që të prezantosh vlera europiane dhe jo qëndrime të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje. Shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që ne e ndajmë së bashku”, ka shkruar Haradinaj.

Na ndiqni
error