Profesori nga Parisi ofron ndihmën e tij për Kosovën

Profesori nga Parisi ofron ndihmën e tij për Kosovën.

Z.Kraki, profesor nga Parisi i vetëofrohet qeverisë së Kosovës për ndihmë në moment kritik ku aktualisht ndodhet Kosova sa i përket arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

Propozim për ndihmë në moment kritik

Duke e parë rrezikun që i kanoset shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar në Ballkan nga klikat e çoroditura në Prishtinë e Tiranë,

Duke e ditë se klima aktuale e turbulluar nga ide destabilizuese, izoluese e stagnuese për kombin është në disfavorin tonë total,

Duke e ditë se Evropa gjendet në rrethana politike aspak të favorshme për implikime të reja në gjimnastikat luftarake ballkanike,

Duke e parë se Samiti i Parisit në korrik pritet të jetë moment rreziku për neve sepse Franca dhe Evropa duan t’i mbyllin dosjet tona sa më shpejt,

Duke konsideruar me modesti se kryeministri Haradinaj ka nevojë për njerëz që e kuptojnë Francën dhe Evropën e sotit dhe që ia duan të mirën Kosovës pa asnjë etiketë politike apo post politik,

Duke qenë i bindur se ka ardhë momenti për një çasje të re njëkohësisht mbrojtëse dhe sulmuese me mjete politike dhe diplomatike, që të mbrohet e konsolidohet Kosova,

Unë, Nezir Kraki, nga Juniku i Kosovës, me punë e banim në Paris, ligjerues i politikave të BE-së në Paris dhe njohës deri në imtësi i pejsazhit politik francez e evropian:

– ia ofroj publikisht ndihmen time falas kryeministrit Haradinaj me qellim që ai dhe stafi i tij t’i kuptojnë drejtë sfidat aktuale dhe momentin historik në të cilin gjendemi karshi Evropës.

Nuk jam i interesuar as për politikë as për parti. Dua veç të ndihmoj nëse mundem me sinqeritetin më të madh dhe me njohuritë që mendoj se i kam e që mund të jenë në dobi të çështjes sonë.

Kam shumë punë dhe angazhime në Francë por pak kohë mund ta gjej nga këtu ku jam nëse është nevoja.
***

p.s. ky postim nuk është as aderim në parti as aderim në politikat qeverisëse në përgjithesi. Krejt kritikat e mia të deritashme mbesin në fuqi por shtetësia e Kosovës është më e madhe se qeverisja.

Na ndiqni
error