Kosovë: Takohen Kurti e Mustafa, përgatiten për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është takuar me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.

Ashtu siç edhe paralajmëruan ditë më parë, temë diskutimi patën edhe mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë në krye me Ramush Haradinajn.

“Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë”, ka shkruar Kurti.

Na ndiqni
error