Bujanoc: Në Lluçan kapen 15kg marihuanë, arrestohen dy persona

Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vranjë në mbrëmjen e së shtunës kanë konfiskuar më shumë se 15 kilogramë marihuanë dhe kanë arrestuar personat me iniciale M.I. lindur (1984) nga komuna e Bujanocit dhe I.L lindur (1973), gjithashtu nga Bujanoci, për shkak të dyshimit se të lartpërmendurit kanë kryer vepër penale të prodhimit dhe tregtimit të paautorizuar të lëndëve narkotike. Policia gjatë kontrollit të automjetit të tipit “Fiat” në fshatin Lluçan, komuna e Bujanocit, në bunkerin e ndërtuar posaçërisht në dysheme të të automjetit, me targa të Bujanocit, me të cilin udhëtonin të dyshuarit, ka gjetur 15 kg e 300 gram substancë për të cilën dyshohet se është marihuanë. Sipas urdhrit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, të dyshuarit janë arrestuar dhe atyre iu është shqiptuar mbajtje prej 48 orë, pas së cilës ata në bazë të veprës penale do të paraqiten në prokurori, njofton Ministria e Punëve të Brendshme

Na ndiqni
error