Reagon Xharra: Nëse fotografia nuk është autentike, i keni dhënë penallti të fortë Serbisë

Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar pas raportimeve në media se fotografia e publikuar nga deputetja Flora Brovina është e rreme, derisa shfaqte një pamje derisa dhunohej një grua kosovare.


Xharra përmes një postimi në Facebook ka thënë se Brovina po lejon të keqpërdoret për qëllime politike.

Ajo gjithashtu tha se nëse fotografia nuk është autentike, kjo do të ishtë një penallti e fortë në dobi të Serbisë.

Shkrimi i plotë i anëtares së PDK-së në Facebook:

“Nese vertetohet qe fotografia nuk eshte e viktimave te Kosoves, do te keqperdoret nga Serbia per te mohuar dhunimin e 20 mije viktimave te luftes ne Kosove. Kjo papergjegjesi politike, do te shnderohet ne goditjen te rende per viktimat e dhunes seksuale ne Kosove.

Nese fotografia nuk eshte autentike i keni dhene penallti te forte Serbise. Znj. Flora vet ka qene e tortuaruar nga regjimi i Serbise, me vjen keq qe po lejon te keqperdoret per qellime politike!”

Na ndiqni
error