Veseli thotë se Kosova ka kapacitet t’i arrestojë kryerësit serbë të krimeve

Një tjetër lokacion ku pritet të vendoset një qendër përkujtimi për krimet e luftës, e ka vizituar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Njëherësh kryetari i PDK-së, qëndroi në Stacionin e Trenit në kryeqytet, për të cilin tha se do të propozohet për t’u shndërruar në memorial të dëbimit, raporton KTV, transmeton Ministria Lajmeve

Në lidhje me insistimin e tij për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë, tha se nuk po e bën për poena politikë.

Madje, sipas Veselit, iniciativën po e mbështesin edhe ndërkombëtarët, e Kosova ka kapacitete për t’i kapur kriminelët e luftës.

Veseli, në këtë vizitë dëgjoi edhe dëshmitarë që ishin dëbuar nëpërmjet këtij stacioni.

Kuvendi i Kosovës, të enjten, pritet të mbajë seancë për Tribunalin për krimet serbe mbi popullsinë e Kosovës.

Na ndiqni
error