Meta: Kriza politike po dëmton ekonominë dhe turizmin

Presidenti i vendit, Ilir Meta, i pranishëm në çeljen e sezonit turistik në Skrapar, ka komentuar pasojat e krizës aktuale politike në vend. Sipas Metës, ekonomia dhe turizmi po dëmtohen për shkak të gjendjes së vështirë politike që po kalon vendi.

Meta ka kërkuar reflektim urgjent për kalimin e kësaj periudhe të vështirë.

“Me urimin për një sezon të mbarë e të suksesshëm turistik, jam i bindur se Skrapari, falë atraksioneve të jashtëzakonshme që ofron, mikpritjen, traditat e kulinarinë e veçantë, shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin!
Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike.
Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë”, shprehet Meta.

Na ndiqni
error