JA SA KUSHTON NJË BILETË PËR SFIDËN SHQIPËRI-MOLDAVI!

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar çmimin e biletave për takimin e radhës të Kombëtares kuqezi, përballjen ndaj Moldavisë, që do të luhet në “Elbasan Arena” më 11 qershor.

Kjo ndeshje do të jetë dhe sfida e parë zyrtare e trajnerit Edi Reja, që zëvendësoi në detyrë Kristian Panuçin, i cili u shkarkuar menjëherë pas humbjes me Turqinë.

Bileta më e shtrenjtë për takimin Shqipëri-Moldavi do të kushtojë 12.000 lek (120 mije lek të vjetra), e cila vlen për tribunën VIP.

Ndërkohë 10.000 lek do të kushtojë në tribunë VIP 2. Sipas tribunave, çmimet variojnë në 6000, 5000, 4000, 2000, 1500, 1000 dhe 500 lek, që është çmimi më i lirë për të ndjekur Kombëtaren më 11 qershor.

Na ndiqni
error