Hapet Festivali i Filmit në Cannes

U hap festivali i famshëm i filmit në Cannes ku artistët u mblodhën në konferencë për shtyp dhe i porositën të gjithë udhëheqësit botëror për rrezikun që po i kanoset botës për shkak të injorancës së tyre, më së paku u fol për film, transmeton Ministria Lajmeve


Juria e udhëhequr prej regjisorit të njohur meksikan Alejandro Inarritu, gjatë konferencës vlerësoi se retorika që po dominon skenën politike mund të shkaktojë luftëra të reja, ai tha se “problemi kryesor me atë se çka po ndodhë është injoranca”.

Regjisori fitues i çmimit oskar me “The Revenant” i bëri këto komente para premierës së filmit të ri të regjisorit të njohur amerikan Jim Jarmush, “The Dead Don’t Die” tregimi i të cilit merret me ngjarjet post apokaliptike dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Alejandro Inarritu pati për të shtuar edhe për këtë çështje duke thënë se “bota po shkrihet e këta tipa po ushëheqin me zemërim, tërbim e gënjeshtra duke shkruar fantazi dhe duke i bindur njerëzit se janë të vërteta”.

Yjet e Hollywood’it janë dhe ishin në shumicë kundër Presidentit Trump dhe nuk po ndalen me kundërshtimin e tyre duke shfaqur ndjeshmërinë e tyre artistike edhe në tapetin e kuq në Cannes, ku aktori Steve Buscemi mbajti një kapele në kokë ku shkruante ‘Keep America Racist Again’ duke përqeshur moton e Donald Trump ‘Make America Great Again’.

Pati edhe të qeshura gjatë konferencës kur aktori Bill Murray dukej se u mërzit nga fjalimi i komedianit francez Edouard Baer dhe dremiti për pak kohë.

Ceremonia hapëse e festivalit në Cannes u shfaq drejtpërdrejt në 600 kinema rreth Francës.

Na ndiqni
error