Shefat Isufi i gatshëm për meçin e karrierës – e ka këtë mesazh për shqiptarët

Shefat Isufin e ndajnë vetëm disa ditë nga meçi i shumëpritur me Billy Joe Saunders.

Isufi, 29-vjeçar, deri tani në karrierë ka 27 fitore, 3 humbje dhe 2 barazime, shkruan Insporti, raporton Ministria Lajmeve.

Ai të shtunën (18 maj) përballë tij do të ketë boksierin e pamposhur britanik, 29-vjeçarin Billy Joe Saunders. Meçi i Isufit me Saundersin fillimisht ishte paraparë të zhvillohej më 13 prill, por më pas u zhvendos në datën 18 maj.

Isufi, i lindur në Tërnoc të Madh të Bujanocit, por që jeton në Mynih të Gjermanisë, nuk pritet që ta ketë aspak të lehtë ndaj britanikut, kur merren parasysh rekordet e tij. Saunders, po ashtu 29-vjeçar, ka bilanc 27-0-0. Por, Isufi shpreh optimizëm se mund të jetë i pari që i shkakton humbje atij.

Ai nuk kaloi pa i vlerësuar cilësitë e kundërshtarit. Por, tha se nuk di shumë për pika të dobëta ose të forta të tij, duke shtuar se gjithçka mbetet që të shihet në ring.

“Kundërshtarin e dimë të gjithë se është një boksier shumë i talentuar dhe i pamposhtur deri më tani”.

Por mesazho i Shefatit ishte ky :

“Dua të premtoj se do të jap maksimumin dhe do të shkoj atje për të fituar e jo vetëm për të kaluar ndeshjen”, përfundoi Isufi. /ministrialajmeve.com

Na ndiqni
error