Gjermania çudit botën: Lëshon autostradën e parë elektrike për kamionë

Për herë të parë në Gjermani ka filluar testimi i kamionëve të parë elektrik. Testet e para janë zhvilluar në një autostradë të ashtuquajtur elektrike e gjatë 10 kilometra, në segmentin e rrugës A5 në landin e Hessenit, transmeton Ministria Lajmeve.


Kamioni i parë i testuar është i tipit “Scania R 450 Hybrid”. Furnizimi me energji do të bëhet nëpërmjet lartpërçuesve që janë ndërtuar në këtë autostradë.

Këtu kamionët lëvizin sikur tramvajet, shkruan “Automagazine”. Testimi i njejtë i shpikjes gjermane është bërë edhe në Suedi.

Na ndiqni
error