Ramazani fillon më 6 maj 2019, BIK’u uron besimtarët

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e hënë, më 6 maj 2019, raporton Ministria Lajmeve

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, Kryesia e BI’së së Kosovës, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tjera shqiptare duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

“Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, thuhet në njoftimin e BIK’ut.

Na ndiqni
error