Liria e medias, reagon Rama pas akuzave të opozitës: Dita e gjykimit me votë po vjen. Jep edhe një mesazh për zgjedhjet

Pas akuzave të opozitës se gazetarët shqiptarë janë gjithnjë e më të censuruar, kryeministri Edi Rama e konsideron komedi të zezë me “djegësit dhe rrahësit” e gazetarëve.
Ai shton se dita e gjykimit me votë vjen më 2012, duke dhënë kësisoj edhe një mesazh se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri Rama në Twitter:

Ç’komedi e zymtë me djegësit, rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre! Po shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen, vjen dita e gjykimit me votë. Pa merak vonon po s’harron 2021shi.

Na ndiqni
error