Ideja për ndarje të Kosovës u hodh poshtë e kjo do të na kushtojë shumë, thotë Vuçiqi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçqi ka shfaqur sot keqardhje pse ideja e tij për vendosjen përfundimtare “të kufijve të kompromisit” ndërmjet Serbisë e Kosovës ka dështuar dhe, kjo, ka thënë ai, ka për t’i kushtuar shtrenjtë popullit serb gjatë viteve në vazhdim.

Ai, siç përcjell tanjug, ka thënë se Kosova nuk do ta heqë taksën, jo për shkak se, sipas tij, Kosova është e fortë, por për shkak se dikush tjetër prapa saj është i fortë dhe për taksën e ka dhënë dritën e gjelbër, transmeton Koha.net.

Këtë gjë, ka shtuar, ua ka thënë edhe Merkelit e Macronit në Berlin.

Vuçiqi ka folur edhe për marrëdhëniet me Kinën.

“Serbia zhvillon politikë të pavarësisë e të ruajtjes së sovranitetit, por edhe politikën e miqësisë së sinqertë e të respektimit të Kinës dhe këtë do të vazhdojë ta bëjë:

“A është Serbia në rrugën evropiane? Po. Por a do t’ia kthejë shpinën Kinës për shkak se të tjerët nuk e mundën dot në inteligjencën artificiale dhe në robotikën industriale? Jo”, ka thënë ai.

Na ndiqni
error