“Ma mirë me vujt për Luginë, sesa me vujt në Luginë”

A t’ka dal viza?, Kur po ja therr?, Sa ke prit për termin?, janë vetëm disa nga pyetjet që po bëhen çdo here e më të shpeshta. Shumë kosovarë tashmë veçse kanë zgjedhur ta lënë Luginën e Preshevës.

Papunësia, pagat e ulëta, mos respektimi i ligjit të punës, janë vetëm disa nga arsyet pse shumica e kosovarëve po zgjedhin rrugët e Perëndimit.
Këtu në Luginën e Preshevës, lerë më që të papunët janë të zhgënjyer me këtë vend, por ajo që më së shumti është brengosëse është zhgënjimi dhe dëshpërimi nga klasa punëtore, e veçanërisht njerëzit me kuadro të lartë shkollore, siç janë mjekët.
Punëtorët në sektorin privat ankohen për pagesa të ulëta, orari shume i gjatë i punës, deri në 10- 12 orë punë gjatë ditës, mos pajisja me kontrata, janë vetëm disa nga shqetësimet e tyre. Përkundër tyre, ata në sektorin publik qëndrojnë më mirë, orari në përputhje me ligjin e punës, kontrata të punës, por edhe këto benifite për shumë kë po janë të pamjaftueshme.
Shumë mjekë dhe specialistë të kualifikuar ndonëse kanë paga të mira, megjithatë ata po e lënë këtë pagë, e po shkojnë në Gjermani të bëjnë të njëjtën punë, natyrisht me një pagë shumëfish më të madhe.

Ku është Pushteti Lokal në këtë “tragjedi”

Jo vetëm ky i tanishmi, por të gjith ata paraprak kanë dështuar për sa i përket “mbajtjes në kontrollë” të kësaj dukurie. Natyrisht kjo dukuri ndonëse po ndodhë këto vitet e fundit, ajo është rrjedhojë e 25 vjet politikbërjes nga politikanët shqiptarë që kanë ushëhequr në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Mesvegjës.