Baton Haxhiu, përgënjeshtron foton me Vucicin e cila qarkullonte gjatë gjithë ditës së sotme

Në një inkudarim live në një nga televizionet kombëtare të Kosovës, Haxhiu e mohon kategorikisht këtë fotografi. z.Haxhiu i pyetur nga analisti Ilir Mirena në lidhje me këtë foto e cila ishte bërë virale sot nëpër rrjetet sociale ai u pergjigjë duke thënë se kjo foto është shkrepur 5 vite më parë gjatë një konference pas takimit Rama-Vucic në Beograd. Ai me këtë rastë akuzoi gazetarët që shpërndan këtë lajm të rrejshëm i quajti “kriminelë të shkronjave”. Vlenë të theksohet se për këtë foto z.Haxhiun nuk e kursyen aspak me kritika të shumta duke e përshkruar si një moment kënaqësie të përjetuar nga gazetari Baton Haxhiu.