Reagon Xhevdet Mazrekaj, themelues i gazetes “Bota Sot”

Reagon Xhevdet Mazrekaj, shefi i gazetës “Bota Sot”, i cili para disa ditësh u akuzua nga gazetari Baton Haxhiu se ka një tatuazh në trupin e tij të shkruar “JNA”(Jugoslovenska Narodna Armija), që në shqip i bie Ushtria Popullore e Jugosllavisë. Historia e akuzave të ndërsjellta filloi pak ditë më parë kur z.Mazrekaj e publikoi nje foto të Baton Haxhiut me tre gishta, e të njejtën e nxorri ne profilin e tij në facebook edhe Sali Berisha.

Ky është statusi i plotë i Mazrekajt:

Si s’ke turp të gënjesh Baton Haxhiu!

Para disa ditësh, kërkova nga Baton Haxhiu që t’iu tregojë shqiptarëve, se si e vranë serbët gjatë luftës dhe si e “ngjallën” pasluftës?

Ai nëpërmjet një shkrimi kundër Sali Berishës, në vend se të përgjigjet se si ka bashkëpunuar me serbët gjatë luftës, shpikë gjëra nga më absurdet për mua.

Duket se kjo është e vetmja mënyrë, që Batoni ta zhvendosë vëmendjen nga pyetja ime rreth veprimtarisë së tij të dyshimtë.

Atij po i “djeg” aq shumë e vërteta për të, sa që në shkrimin që e ka bërë, më përmendë mua kinse paskam një tatuazh të ushtrisë jugosllave JNA në trup.

Unë nuk e di se si është e mundur, që një gazetar e redaktor me përvojë, të dalë me një lajm të rrejshëm, duke mos pasur e as edhe një dëshmi të vetme, qoftë edhe një foto të trupit tim ku “shkruhet JNA”.

Pra, lajmet e këtij lloji duhet të jenë të mbështetura në fakte.

Ku i ke faktet Baton?!

Sigurisht se nuk e ke as edhe një fakt të vetëm, sepse kjo që ke thënë është një gjë absurde, të cilën vetëm koka jote e frikësuar nga e vërteta, mundet ta shpikë.

Andaj, të ftoj ta tërheqësh atë që ke shkruar, në të kundërtën, unë rastin do ta paraqes në gjykatë.

Por, para se ta dorëzoj rastin në Gjykatë, të jap kohë, që ta dërgosh ndonjë ekspert të tatuazheve në Zvicër, për ta verifikuar se a ka në trupin tim, të shkruar “JNA”.

Pra, unë garantoj se nuk kam diçka të tillë në trupin tim e as nuk kam pasur ndonjëherë. Ndërsa, Batonit i mbetet që me anë të ndonjë eksperti apo të kujtdo qoftë ta verifikojë këtë!

Unë ende jam duke pritur përgjigje për pyetjen që ia kam bërë Batonit ditë më parë: Se si u shpall i vdekur gjatë lufte dhe u ngjallë pas lufte!

Na ndiqni
error