Pasi iu permend emri ne lidhje me “faturen”e shumperfolur, reagon Imami Nexhmedin Ademi

Sic eshte i njoftuar opinioni publik, gjate ketyre diteve ka filluar nje “lufte”, mes partise ne pushtet APN dhenpartiese opozitare PVD.

Keto dy subjekti po akuzojne njera tjetren ne menyre te vazhdueshme ne lidhje me keqperdorim e bixhetit komunal e ku ne kete mes te keyre akuzave, jane perfshire edhe disa kompani te Komunes se Presheves dhe se fundmi ne kete mes eshte perfshire edhe Bashkesia Islame e Koseves (BKI), qe vepron ne Presheve.

Imami Nexhmedin Ademi pasi iu eshte permendur emri dhe disa kologeve te tij, per hire te transparences ka reaguar ne lidhje me rastin “fatura”.

Ky eshte reagimi i plote i hoxhes N.Ademi:

SQRIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Dje dhe sot është duke u përmendur emri im dhe i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë.
Bëhet fjalë për një faturë që Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës në kohën kur ishte kryetare znj. Ardita Sinani, ka vendosur për ta mbështetur materialisht organizimin e iftarit për nderë të Natës së madhe të Kadrit në ramazanin e vitit 2017.
Në funksion të tansparencës dhe në rrespekt të opinionit publik më duhet të sqarojë si më poshtë:
Kryetari i Këshillit z. Sevdail ef. Jakupi më ka autorizuar mua që të diskutoj me autoritetet e komunës për mundësinë e organizimit të iftarit në fjalë.
Unë në cilësinë e anëtarit të Këshillit, jam takuar dhe kam diskutuar me autoritetet e komunës ku jemi dakorduar që gjysmën e iftarit ta mbështetë materialisht komuna.
Në iftarë kanë marrë pjesë mbi 400 të ftuar në ambientin e hapur para komunës. Gjysmën e iftarit e ka paguar Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjysmën tjetër e ka mbështetur komuna.
Për këtë sqarim mbaj përgjegjësi fetare, morale, juridike dhe njerëzore.
Me respekt,
Nexhmedin Ademi.
*P. s.
Fotot e postuara janë nga arhiva e Këshillit me rastin e organizimit të iftarit për nderë të Natës së Kadrit, të muajit të bekuar të ramazanit të vitit 2017.