Maturantet e medresesë së Luginës së Preshevës udhtojnë për në Turqi

Janë gjenerata e dytë e maturantëve që dalin nga shkolla e mesme e medreses në Preshevë, e si shpërblim për këta maturantë këshilli i medreses i shpërblen me një vizit në Turqi.

Udhëtimi për vizit në Turqi bëhet me autobus ku në këtë shetitje ka nxënës,mësimdhënës dhe kujdestarë.

Koordinatori i Medresesë së Luginës së Preshevës në prononcimin e dhënë për Rtv Aldi tha se numri i nxënëve që po udhëtojnë për në Turqi ku do të qëndrojnë në qytetin e Stambollit janë 22 udhëtar dhe shpreson se gjithçka do të shkojë sipas planit

Nxënësit e medresesë janë jashtë zakonishtë të kënaqur me vizitën që do të bëjnë në Turqi e një faleminderim i madh nga këto nxënës shkon për organizatorët e këtij udhëtimi.

Shpresojmë të arrijmë e ti gëzojmë të gjithë maturantët që do të dalin nga kjo shkollë e medreses me udhëtime të tilla tha koordinatori i medreses z.Mehmet Sahiti.