Deri në orën 15:00 votuan rreth 30 për qind e qytetarëve me të drejtë vote

Deri në orën 15:00, 28.89 për qind e atyre që kanë të drejtë vote e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për zgjedhjet për president në Maqedoninë e Veriut.

Kjo përqindje është llogaritur nga 77.51 për qind e vendvotimeve të përpunuara, raporton “Alsat”.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, ka thënë se ka pas deri tash 8 anesa që sipas tij në shumicë ishin për kalimin e afateve të letërnjoftimit.

Prilepi është komuna me përqindjen më të lartë të votimit, me 43.85 për qind, ndërsa Likova me më të ulëtën me 9.75 për qind.

Na ndiqni
error