Fëmijët në rrezik: Epidemi e Fruthit në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka shpallur epideminë e fruthit në gjithë territorin e vendit. Ky vendim erdhi pas rritje së numrit të personave të prekur nga kjo sëmundje dhe frika e përhapjes me pasoja më të mëdha, transmeton Ministria Lajmeve


28 mijë fëmijë janë goditur nga kjo epidemi vetëm këtë vit në RMV.

Andaj, nga tani asnjë çerdhe atje nuk do të pranojë fëmijë të pavaksinuar, ndërsa me dy doza të obligueshme duhet të imunizohen të gjithë punëtorët shëndetësorë, studentët e mjekësisë dhe nxënësit e shkollave të mesme të mjekësisë.

Epidemia e fruthit, filloi në një nga lagjet e Shkupit u përhap në tërë Maqedoninë.

Duke pasur parasysh se Lugina e Preshevës është vetëm pak kilometra nga Maqdonia e Veriut, a do të thotë kjo se një epidemi e tillë mund të mbërrijë edhe në vendin tonë?

Duke e ditur se vitin e kaluar ka pasur numër të konsiderueshëm të sëmurë me fruth, Enti i Shendetit Publik kishte bërë thirrje që të mirren masa për parandalim e pëhapjes së fruthit.