Shoqeria civile e Presheves pergadit padi ndaj Marko Gjuriqit

Aktiviste te shoqerise civile nga Presheva nga kater organizatat e qytetit te Presheves, te cilat dite me pare paralajmruan themelimin e Kolaicionit per Drejtesi e Barazi, edhe pse me 20 prill kane konferencen e tyre te pare per media, per te informuar opinionin mbi aktivitetet e tyre, burimet tona brenda KDB’s kane informuar, se te njejtit po pergaditin dokumentacionin per te ngritur padi per nxitje te urrejtjes dhe fyerje, te cilat Drejtuesi i Zyres per Kosoven Marko Gjuriq po i perdor edhe ne shkresat e tija zyrtare. Ne Serbi me ligj termi “shqiptar” drejtuar popullit shqiptar kudo ku jetojne llogaritet si fjale “fyese”, dhe si i tille eshte i ndaluar per perdorim,e aq me teper ne dokumentacione zyrtare te kujt do institucion ne Serbi.
Dite me pare ne shkresen zyrtare te Zyres per Kosoven shihej fjala “shqiptari”, prandaj dhe aktivistet e KDB’s kane marre kete nisme.
Sipas Valon Arifit, aktivist i te drejtave te njeriut, njeherit bashkethemelues i Kolacionit per Drejtesi e Barazi, nje nisme e tille ka ardhur pikerisht nga fakti qe ata ndryshe nga politikanet lokal shqiptar te Presheves, qe kundershtojn njeri tjetrin per pushtetin e tyre, ne do te jene me aktiv kundrejt diskriminimit qe atyre ju vjen nga lider te caktuar serb te Qeverise por edhe opozites serbe. Perballja jone eshte per barazi mes popujve pa dallim, eshte shprehur Arifi, i cili njeherit shton, se KDP shume shpjet do te hap zyret e saja ne Presheve e Bujanoc, ku qytetaret e te gjitha komuniteteve munde ti perfitoj mbeshtetje juridike falas, per cfardo problemi individual apo kolektiv qe ata munde te kene.
Adi Bajrami, drejtues i “Kerko te Drejten Tende” eshte shprehur se ka ardhe koha qe zeri yne te shtrihet ne rajon, pertej folklorizmave te perditeshme, ne profesionalisht do te angazhohemi qe qytetaret shqiptar ne Serbi, te jene te barabart me te gjitha komunitetet tjera ne kete shtet.
Gani Rashiti , drejtues i Qendres per Avokim nga Presheva,pritet te jete drejtues i sesisonit te KDB per mbrojen e te drejtave te njeriut ne Presheve e Bujanoc/ministrialajmeve.com

Na ndiqni
error