Politikani proserb e prorus djeg flamurin e NATO-s në Podgoricë

Marko Milacic, lider i partisë së vogël Mali i Zi i vërtetë, e ka djegur flamurin e NATO-s në sheshin qendror të Podgoricës, ndërsa policia nuk ka reaguar, transmeton Ministria Lajmeve


Këtë e kanë bërë, siç kanë thënë, me rastin e Ditës së aleancës veriatlantike dhe 20 vjetorit të bombardimit të RFJ-së. Milacic ka thënë se më 4 prill shënohet 70-vjetori i NATO-s e që, sipas tij janë “70 vite vrasjesh, frikësismesh, propagandës e rrëmbimit të territoreve e resurseve të huaja”.

Mediet e rajonit bëjnë të ditur se fjala është për një parti të vogël me ndikim të papërfillshëm, e cila e kritikon ashpër pushtetin malazes, ndërsa ka qëndrime proserbe e proruse, ndonjëherë edhe ekstremiste.

Në të njëjtën kohë, Predrag Boskovic, ministër i mbrojtjes i Malit të Zi, i cili është anëtar i NATO-s nga viti 2017, ka thënë se “në historinë moderne nuk ekziston një aleancë politike-ushtarake më jetagjatë e më e suksesshme se jona”.