I vihet flaka një xhamie në Kaliforni: Mbishkrimet i referohen sulmit të Zelandës së Re

Është djegur një xhami në Kaliforni dhe grafitet e bëra i referohen sulmit të Christshurch, transmeton Gazeta Metro.


Një zjarr në një xhami në Escondido, kalifornia të djelen në mëngjes po hetohet si krim i urrejtjes.

Zjarri është ndezur nga një pirroman.

Kur arritën në skenën e krimit, oficerët gjetën grafita të shkruara në muret e xhamisë që u referoheshin sulmit në Zelandën e Re që ndodhi më herët këtë muaj.

Zjarri që u shua nga njerëzit që po rrinin në xhami gjat natës nuk ka shkaktuar dëme dhe nuk ka të lënduar.

Asnjë i dyshuar nuk është identifikuar dhe tani FBI po merret me investigimet.