Flet nëna e 7 vjeçarit kosovar të vrarë në Bazel: Ajo grua mori lulen më të bukur nga unë

Nënaa e 7 vjeçarit nga Kosova, që u vra nga një 75 vjeçare zvicerane flet mes lotësh për rastin e tmerrshëm, transmeton Ministria Lajmeve.


Zvicra është tronditur të enjten, kur një grua 75-vjeçare ka therur me thikë një djalë 7-vjeçar nga Kosova.

Motivi i kësaj ngjarje ende nuk është bërë i ditur, derisa policia është duke u marrë me rastin.

Në lidhje me këtë rast të tmerrshëm ka folur edhe nëna e saj: “Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë atë se çfarë ka ndodhur. Djali ka shkuar përgjithmonë.

Ajo ka marrë lulen më të bukur nga unë”, ka thënë ajo duke qarë për ‘Blick’.

Fatma L., nuk e di arsyen se pse ka ndodhur. “Nuk e di se kush është fajtor. Nuk e pash kurrë atë. Nuk e di pse e vrau djalin tim. Cila mund të jetë arsyeja për një akt të tillë. Ajo e ka shkatërruar jetën tonë”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.

7-vjeçari do të varroset në atdheun e tij në Kosovë