Arsenali hyn në top-katërshe, mposht Unitedin

Arsenali ka mposhtur Manchester Unitedin në kryendeshjen e xhiros së 30-të në Premier Ligë në një duel të drejtpërdrejtë për pozitën e katërt në tabelë.

“Topçinjtë” fituan 2 me 0 golat e Granit Xhakës dhe Pierre-Emerick Aubameyangut.

Pos që mposhti Unitedin në duel të drejtpërdrejtë për top-katërshe, Arsenali ka shfrytëzuar edhe gabimet e Tottenhamit dhe Chelseat që po ashtu luftojnë për pozitat që çojnë në Ligën e Kampionëve.

Në tabelë, Tottenhami është i treti me 61 pikë. Arsenali ngjitet në pozitën e katërt me 60 pikë, dy më shumë se Unitedi që mbetet i pesti. Chelsea është i gjashti me 57 pikë, por me një takim më pak të zhvilluar.

Ylli shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka lënë të fjetur portierin e Manchester Unitedit, David De Gean, në kryendeshjen e xhiros së 30-të në Premier Ligë.

Ai ka shënuar një gol të bukur në minutën e 12-të për të kaluar “Topçinjtë” në epërsi

Na ndiqni
error