Është krijuar një aplikacion që detekton diabetin përmes telefonit

Sot, miliona njerëz vuajnë nga diabeti dhe nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Disa studiues mendojnë që së shpejti njerëzit do të arrijnë ta detektojnë diabetin vetëm me anë të një aplikacioni në telefonat e tyre.

Sipas Qendrës per Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve, më shumë se 30 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vuajnë nga diabeti, dhe një nga katër prej tyre nuk kanë qenë të vetëdijshëm për këtë.

Nëse nuk trajtohet, diabeti mund të sjellë pasoja të mëdha duke përfshirë probleme me sytë, me veshkat dhe sëmundje të zemrës. Për tu diagnostikuar, njerëzit duhet të japin një sasi të gjakut dhe të bëjnë analiza të mëtutjeshme nga profesionistë të kësaj lëmie. Shumica e njerëzve nuk e bëjnë këtë kontroll, andaj është e nevojshme të lehtësohen metodat për diagnostikim.

Kohëve të fundit Universiteti i Kalifornisë ka bërë disa përpjekje për të krijuar një rrugë më të lehtë për ta detektuar diabetin para se ai të zhvillohet. Ata pohojnë së është e mundur krijimi i një aplikacioni i cili do të tregonte nëse ju keni diabet apo jo, duke përdorur një metodë tashmë të njohur me shkurtesen PPG.

Ky aplikacion funksionon në atë mënyrë që kur zemra pompon gjak, krijohet një presion nëpër trup. Venat periferike zgjerohen që të stabilizojnë këtë shtypje të gjakut. Duke e përdorur dritën e telefonit dhe duke e vendosur kamerën e tij afër një gishti  është e mundur që të vëzhgohet ndryshimi i kësaj shtypjeje. Çdo kontraktim i zemrës, manifestohet me një dritë në lëkurë, dhe kamera e telefonit mund ta detektojë këtë ndryshim të shtypjes me anë të së cilës është  e mundur të merren informacione të gjakut – shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Express.

Studimi i bërë nga Universiteti i Kalifornisë përdori  54.269 pjesëmarrës dhe rezultoi i saktë në 72% të rasteve.

Zhvillimi dhe aplikimi i kësaj teknologjie do të ketë ndikim në mijëra jetë njerëzish.

Na ndiqni
error