Për vrasjen e Oliver Ivanovic, hetohet punëtorja e partisë së tij

Edhe zyrtarë të partisë së Oliver Ivanovic, janë duke u hetuar si të dyshuar për vrasjen e tij.


Por, tashmë edhe zyrtarë të partisë së tij janë duke u hetuar si të dyshuar në vrasjen e Ivanoviqit.

Prokuroria ka nisur hetimet për Silva Arsoviqin, e cila punon si administratore në zyrat e SDP-së, raporton KTV.

Arsoviqi, sipas Prokurorisë, dyshohet se kishte qenë afër kamerave të sigurisë në këtë parti, të cilat nuk kishin funksionuar pikërisht në momentin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Prokurori, i cili po heton rastin, në të cilin i dyshuar kryesor është nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq, thotë se ka pranuar një ftesë nga avokati i tij për ta intervistuar në Serbi, por që ai këtë nuk e ka pranuar.

Hoxha insiston se intervistimi i Radojiçiqit dhe gjithë të dyshuarve për vrasjen do të bëhet në zyrat e Prokurorisë Speciale.

Përkundër kërkesave drejtuar autoriteteve në Serbi, që të japin qasje në bisedat dhe telefonatat e Ivanoviqit para vrasjes, Prokurorisë në Kosovë i janë dhënë vetëm numrat të cilët i ka përdorur ai.

Nënkryetarja e Iniciativës Qytetare, Ksenija Bozhoviq, nuk është deklaruar për hetimet që ka nisur Prokuroria për një punëtore të kësaj partie.

Përgjigje nuk kanë dhënë as Prokuroria e Ministria e Drejtësisë në Beograd.

Por, Milan Radojiçiq, që vazhdon të kërkohet nga Prokuroria në Kosovë, lirshëm vazhdon aktivitetin në Beograd, ku është zgjedhur edhe kryetar i Federatës së Futbollit për Kosovë.

Ditëve të fundit, janë dy krerët më të lartë të shtetit të cilët kanë akuzuar njërin-tjetrin për takimet që kishin me të dyshuarin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Derisa presidenti Hashim Thaçi tha se dëboi nga Kosova mikun e kryeministrit Ramush Haradinaj, ky i fundit deklaroi se me Milan Radojiçiqin u takua bashkë me Thaçin në zyrën e tij.

Na ndiqni
error