Lerani i Preshevës aty ku bashkëjetojnë shqiptarët dhe serbët në mungesë të perspektivës

Në lindje të Preshevës, rrëzë kodrës Ballaban shtrihet fshati Leran I përzier etnikisht dhe I cilia ka gjithsejtët 160  shtëpi, prej të cilave një 140 janë shtëpi shqiptare dhe të tjerat janë të banuara me serbë.

Ky fshat numëron afro 800 banorë dhe një pjesë e madhe jetonjnë në vendet e evropës ndërsa bashkëjetesa është e mirë, problem për banorët mbetet papunësia dhe largimi i të rinjve, transmeton ministrialajmeve.com

Ajdin Ameti, kryetar i bashkëisë lokale Leran thotë se problemi kryesor është papunësia, mungesa e perspektivës ndërsa bashkëjetesa mes shumicës shqiptare dhe pakicës serbe nuk ka qenë problem ndonjëherë këtu.

Largimi, mos perspektiva, planifikimi i familjes, si duket janë disa nga faktorët që po ndikojnë në uljen edhe të numrit të nxënësve në shkollën fillore të fshatit, thotë i pari i fshatit, Ajdin Ameti i cili njëherësh është edhe mësues në këtë qendër edukative, në të cilën gravitojnë edhe nxënësit e fshatrave të tjerë në lindje të Preshevës, përtej hekurudhës dhe autostradës

Boban Stojanoviq, banorë serb i fshatit thotë se në fshatin e tij raportet nacionale janë shumë të mira dhe asnjëherë nuk ka pas probleme, sipas tij problem mbetet papunësia e e të rinjve dhe mos zhvillimi i bujqësisë.

 “Jo në fshatin tonë kurrë nuk kemi pas problem. Nuk është jeta e mirë, unë merrem me përpunim të metaleve dhe me bujqësi por nuk kemi përkrahje dhe këtu është problemi”, është shprehur Stojanoviq.

Nazmi Jakupi, ndonëse në moshë ka nostalgji për kohët e vjetra, ai thotë se më herët nuk kishte pasuri sa ka tani, por njerëzit ishin të afërt mes veti, gjë që tani po mungon.

Të rinjtë e fshatit Leran, ndonëse jo shumë në numër, tradicionalisht janë marrë me sport e sidomos me futboll, por mungesa e perspektivës po imponon largimin e tyre nga vendi.

Sikurse në tërë Luginën edhe në fshatin Leran duhet shumë për të u bërë, në mënyrë që t`i kthehet perspektiva kësaj zone, banorët ftojnë liderët politik lokal e qeveritarë që të investojnë në këto zona në mënyrë që mos të braktisen këto vendbanime.