“Kompania Solid:​Ndane 20 vendime të reja pune”

Kompania e këpuceve “Solid Europa”, me lokacion në Preshevë, sot ka ndarë 20 vendime të reja pune.I pranishëm gjatë ndarjes të këtyre vendimeve të reja të punësimit ishte edhe Kryetari i komunës Shqiprim Arifi.I pari i komunës sot ka postuar në profilin e tij zyrtar edhe një deklaratë për këtë lajm eksluziv për qytetarër e komunës së Preshevës.

Postimi i plotë i Kryetarit Arifi:

Sot bashkarisht me pronarin e kompanisë “Solid Europa” me seli në Preshevë z. Shefqet Kuçi, patëm nderin të bëjmë shpërndarjen e vendimeve të punës për 20 punëtorët e ri, që do të angazhohen në prodhimin e këpucëve në kuadër të kompanisë në fjalë.

Kompania “Solid Europa” është investitori i parë në komunën e Preshevës, i cili me investimin e tij deri më tash ka arritur të punësojë rreth 67 punëtorë, që nënkupton sigurimin e kafshatës për 67 familje preshevare. Falë veprimtarisë së suksesshme të kompanisë, numri i punëtorëve vazhdimisht është në rritje.
Duke e pasur parasysh që kemi të bëjmë me një kompani serioze dhe të kualitetit të lartë të prodhimeve të saj, kompania “Solid Europa” po ecë me hapa të sigurtë në realizimin e investimit të saj, si një kompani e suksesshme në komunën e Preshevës.
“Solid Europa” mund të shërbejë si model edhe për investitorët tjerë nga trojet tona, poashtu edhe për bashkatdhetarët tanë, për të vendosur kapacitetet e tyre prodhuese në komunën tonë, kur dihet që jemi në përfundim të fazës së parë të rregullimit të pjesës së Zonës industriale, si një mundësi tjetër reale të zhvillimit të komunës sonë, që do të rezultonte me hapjen e vendeve të reja të punës.

Na ndiqni
error