Festa alkoolike shndërrohet në tragjedi, të paktën 70 viktima

Duhet të ishte një festë, por u shndërrua në një tragjedi, dimensionet e së cilës ende nuk janë të qarta.

Sipas autoriteteve policore, janë të paktën 70 viktimat e një helmimi kolektiv gjatë një feste tradicionale në disa fshatra të Indisë në rajonet e Uttar Pradesh dhe Uttarkhand.

Dinamika është ende e paqartë, por me shumë gjasa personat kanë pirë pije alkoolike me përmbajtje metanoli toksik. Në gjendje të rënde ndodhen të paktën 27 persona të tjerë.

Në zonat më të varfra të Indisë shpesh herë shitet një alkool i lirë i distiluar në mënyrë klandestine, ku shpesh herë përdoren pesticide për të rritur gradën alkoolike.

Policia ka arrestuar 8 furnizuesit e dyshuar, por ka pushuar nga puna edhe dhjetëra punonjës të administratës, ku të paktën 12 janë policë.

Na ndiqni
error