Protestat ne Serbi,ndajn Listen Serbe edhe ne Presheve?

Kohet e fundit,Republika e Serbise eshte e perfshire ne protesta masive qytetare me slloganin tashme te famshem “1 nga 5 Milion” te cilat tashme kane filluar edhe ne qytetin e Vranjes. Shkaktar kryesor te protestave te qytetareve ne Serbi,qe po perkrahen edhe nga opozita,jane sistemi autoritar qe Qeveria e presidentit Vucic ka instaluar ne pjesen me te madhe te institucioneve republikane,e me ndihmen e aktereve te tyre,edhe ne ato lokale.
Pas protestave te para,te premten e kaluar ne Vranje,perflitet per nje ndarje edhe te Listes Serbe,e cila udhehiqet nga vete Partia Perparimtare Serbe,por ne koalicion te perbashket me shume parti lokale serbe,ku tashme,nje pjese e tyre u jane bashkuar qytetareve ne protestat e Nisit e Vranjes.
Qarjet mes Listes Serbe,priten te vihen ne pah diteve ne vijim,derisa paknaqesia ndaj “bossit” per jug te Presidentit Vucic,Dragan Stojanovic “Boske” ,dit e me teper po rritet.
A do te kene ndarje te Listes Serbe,dhe a do te ndikoj kjo ne qeverisjen lokale te Presheves,pritet te shihet,sa do qe tashme pushteti lokal i perber prej APN-es se Shqiprim Arifit,Sami Salihut te LR’ e Listes Serbe te SNS-it,ka humbur shumicen qeverisese.

Na ndiqni
error