Ka reaguar Kryetari i APN i degës ne Bujanoc, Arbër Pajaziti-Vendimi i parë, Skandali i parë

Shkolla fillore “9 Maji” në Leran, ka kërkuar nga KNSH që të jape MENDIM për tre kandidatë të cilët kanë konkuruar për drejtor të kësaj shkolle.
KNSH ka dhënë “MENDIM POZITIV” për një kandidat, edhe atë për kandidatin i cili ka marrur më së paku vota nga Këshilli i Arsimtarëve të kësaj shkolle.

1. Veton Saqipi i ka marrur 55 vota për dhe 20 kunder.
2. Enis Sejdiu i ka marrur 22 vota për dhe 53 kunder.
3. Albiona Ibrahimi Rexhepi i ka marrur 16 vota për dhe 59 kunder.
Kjo e fundit është e vetmja që ka marrur “Mendim Pozitiv”

Më e keqja e gjithë kësaj historie, është se për nxjerrjen e këtij vendimi nga KNSH, as nuk është thirrur, e as nuk është mbajtur seancë.
Gjithashtu vlen të ceket se kandidatja për drejtor e cila ka marrur “Mendim Pozitiv”, në të njejtën kohë është edhe kryetare e Organit Ekzekutiv të KNSH-së.

Në mandatin e kaluar, të gjithë kandidatët për drejtor, kanë marrur MENDIM POZITIV, vendime këto që janë marrur në seancat e Kuvendit të KNSH-së.

Ky është hapi i parë drejt “depolitizimit” të shkollave.

Na ndiqni
error