Juventusi zbulon detajet e marrëveshjes me Chelsean për Gonzalo Higuainin

Zonja e Vjetër i ka publikuar detajet e marrëveshjes për Gonzalo Higuainin, i cili është huazuar te Chelsea.

Deklarata për media nga Bianconerët e konfirmon huazimin lojtarit për gjashtë muaj.“Juventus Football Club S.p.A. e konfirmon marrëveshjen me AC Milan S.p.A për mbylljen e huazimit të Gerardo Gonzalo Higuain, duke e vazhduar të njëjtën marrëveshje me Chelsea Football Club si huazim deri më 30 qershor 2019”.

“Ky operacion nuk do të gjenerojë të ardhura në këtë vit financiar”.

“Kjo marrëveshje po ashtu ia mundëson Chelseat që ta huazojë lojtarin edhe për një vit, nëse paguan 18 milionë euro, por edhe blerjen përfundimtare nëse i paguan 36 milionë euro , brenda dy vitesh”.

Nuk është sqaruar se si do të paguhen këta gjashtë muajt e parë, por me gjasë Chelsea do t’i paguajë te Milani, e pastaj ato para do të shkojnë te Juventusi.

Nëse Chelsea vendos ta marr menjëherë lojtarin do të paguajë 36 milionë euro. Juventusi do të përfitojë nga Higuain plot 54 milionë euro.

Na ndiqni
error