Burton 0-1 Man City: Notat e lojtarëve, Muriqi në nivel

Manchester City e fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Burtonit në gjysmëfinale të EFL Cup.

Golin e vetëm për Man Cityn e shënoi Riyad Mahrez në minutën e 26-të.

Lojtari me notën më të lartë ishte mbrojtësi Danilo, por lart u vlerësuan edhe Mahrez, Eric Garcia, Fabian Delph.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi, luajti nga fillimi, në ato pak raste që kishte ai u tregua fantastik.

Ai që dëshpëroi paksa ishte Kevin De Bruyne, por edhe mbrojtësi Oleksandr Zinchenko. Te vendasit më i miri ishte portieri Bradly Collins, i cili ishte më meritori që skuadra e tij nuk pranoi më shumë se një gol.

Në finale skuadra e Pep Guardiolas do të përballet me fituesin e Chelsea-Tottenham.

Na ndiqni
error